Nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ankimon në
 Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

 

 

 

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit. Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.

 

Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel./BW