Polonia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi një tepricë të grurit të lirë ukrainas që i bën fermerët polakë të ndihen të kërcënuar.

 

“Ne kemi përfunduar me sukses bisedimet me palën ukrainase për tranzitin e produkteve nga Ukraina përmes Polonisë”, deklaroi ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus.

 

Telus ishte takuar me homologun e tij ukrainas Mykola Solski pas vendimit të Varshavës gjatë fundjavës për të ndaluar importin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga fqinja e saj lindore.

 

Fermerët polakë thanë se jetesa e tyre kërcënohet pasi lëvizja pa taksa e sasive të mëdha të drithit ukrainas përmbyt tregun.

 

Bashkimi Evropian pezulloi detyrimet e importit për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë në 2022, në një përpjekje për të lejuar një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithërave të vazhdonte të hynte në tregjet globale.