Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për grabitjen dhe më pas vdekjen e një të moshuari mbi 80-vjeçar në Greqi. Agjentët e Skuadrës Fluturuese dhe Zyrës së Emigracionit në Airola, lokalizuan dhe më pas arrestuan të riun që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej mbi 2 vitesh.

 

 

 

Sipas aktakuzës, shqiptari në vitin 2010 në Greqi kishte kryer një grabitje ndaj një të moshuari, bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë. Pasi e kishin goditur me grushte dhe me send të forta, të moshuarit i kishin lidhur duart dhe këmbët duke shkaktuar vdekje nga asfiksia, ndërsa i vodhën 300 euro.

 

Për këtë krim, 33-vjeçari është dënuar nga shteti grek me burgim të përjetshëm. Pas arrestimit, Gjykata e Apelit do të vendosë për ekstradimin e ti drejt Greqisë apo jo.