Besimtarët muslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit. Festë kjo që vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Në Kukës, ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.

 

Mesazhe urimi dhanë edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit.

 

Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.