Një 27 vjeçar është arrestuar në Kavajë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, po ashtu 27 vjeç, është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

Të dy bashkëpunëtorët janë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

 

Nga hetimet dyshohet se A. S., i cili u vu në pranga, dhe B. B., gjatë muajve mars dhe prill kanë kryer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë dhe sende të ndryshme në disa banesa e një dyqan.

 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

 

Sipas policisë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy autorët dhe kapjen e 27 vjeçarit të shpallur në kërkim.

 

“Gjatë operacionit policor të koduar “Repeat”, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A. S., 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, gjatë muajve mars dhe prill, kanë kyer 10 vjedhje të ndryshme. Ata dyshohet se kanë vjedhur tre biçikleta, një motoçikletë, sende të ndryshme në disa banesa dhe në një dyqan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, çelësa të ndryshëm, dy aparate celulare, bizhuteri dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas dhe kapjen e shtetasit D. B.”, sipas njoftimit të poicisë.