Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë.
Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit.
Hoxhaj u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut.
Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.
Viktima Stiven Toshkesi kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë. Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët.