Fati i dy 46-vjeçarëve të zhdukur në Sarandë, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari është ende mister. Policia në bashkëpunim edhe me familjarët e tyre rinisën kërkimet por pa një rezultat konkret.

 

Pas fshatit Vrinë, FNSH dhe efektivë të komisariatit kaluan në sitë edhe tre fshatra të tjerë, Shëndëlli, Mursi dhe Xarrë. Në këto zona dyshohet se u ekzekutuan dhe groposën dy personat me precedent penal.

 

Në vijim të veprimeve hetimore, u morën në pyetje rreth 20 persona, por u lanë të lirë nga policia. Ata janë kryesisht të skeduar në fushën e narkotikëve, trafikut të mjeteve motorike apo dhe vepra të tjera. Policia u ka mbajtur telefonat dhe automjetet për ekspertim me shpresën se do të gjejnë fakte që do të ndihmojnë hetimin. Gjithashtu pritet të merren në pyetje edhe të dyshuar të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesa.

 

Deri në këtë fazë hetimesh, rezulton se ata janë zhdukur pas mosmarrëveshjeve për blerjen e një prone, që është shitur nga Leonard Thedhori. Mes këtij të fundit dhe blerësve me precedent penal, dyshohet se ka patur mosmarrëveshje për pagesat dhe dokumentet e pronësisë./Klan News