Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra. Në pranga ka rënë G.M, banues në Vlorë.

 

I riu kishte vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara në lagje të ndryshm,e të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën pasqyrat e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 29 vjeçari.