Kryeministri Rama ka publikuar këtë mëngjes foto nga takimet e tij elektorale ditën e djeshme me qytetarët në Mallakastër, Patos, Roskovec, Fier dhe Divjakë, duke vijuar kështu fushatën e mbjelljes së pemëve.

 

 

“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin nga ndalesat e djeshme në Mallakastër, Patos, Roskovec, Fier dhe Divjakë, të rrugëtimit tonë të gjelbër drejt 14 majit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.