Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, PD nuk ekziston më në formën që e kemi njohur deri dje.

 

Në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama i pyetur nga gazetarët se gjatë takimit dje në Mallakastër ka bërë thirrje të mos dalin të votojnë tha se, “nuk kam bërë thirrje mos dilni të votoni unë i kam folur një porcioni elektorati të anës tjetër për të cilin kam shumë respekt. Atij porcioni të një të djathte që vjen nga historia, nga inercia e një historie të kaluar dhe që ka bllokimin e vet psikologjik për të imagjinuar se mund të votojë për PS”.

 

Rama tha se, “ajo është një e djathë që ka në ADN-në e vet një lidhje shumë të fortë me SHBA, por nga ana tjetër është një e djathtë që ka në ADN-në e vet dhe një komponent të fortë besnikërie ndaj historisë së PD-së, e cila sot nuk ekziston më, e cila nuk ka për të ekzistuar, as nesër në formën që e kemi njohur deri dje. Unë ju kam dhënë thjesht një këshillë. Ku do dilni në datë 14? Ku do shkoni? Do shkoni të merrnin fletën dhe të vini shenjën e aprovimit për Liken”.

 

“Opsioni i parë që të votojnë dhe do të ketë shumë nga ata dhe jam i bindur që do të votojnë për kandidatët tanë sepse është një zgjedhje shumë e thjeshtë, kë do të marrim në punë për 4 vitet e ardhshme, për t’i shërbyer komunitetit, për të na pastruar rrugët”, u shpreh Rama.