Deri më tani Veliaj udhëheq me 54.60% të votave, konkretisht 111 066 vota në total. Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 34.66% të votave, 70 510 vota në total.

 

Pas tij në garë rendtitet Arlind Qori me 9699 vota, Roland Bejko me 8697 vota, Marko Dajti me 1916 vota dhe Lajla Përnaska me 1518 vota.

 

Deri më tani në bashkinë Tiranë janë numëruar 670 kuti votimi nga 941 në total.