Disa persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ndërkohë në pranga kanë rënë 27-vjeçari E.C., pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
Ndërsa i riu S.P., 22-vjeç u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. C., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka përplasur dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale;
– S. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– Sh. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.