Rusia thotë se do të hakmerret pasi autoritetet polake konfiskuan shkollën e ambasadës ruse në Varshavë , tha në një deklaratë Ministria e Jashtme ruse.

 

 

Policia polake dhe stafi nga bashkia e Varshavës hynë në kampus të shtunën në mëngjes, duke u kërkuar punonjësve të largoheshin nga ambientet, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

 

Ministria e përshkroi veprimin si “të diskutueshëm, të paligjshëm dhe provokues”.

 

 

Por një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake i tha Reuters se ndërsa Rusia kishte të drejtë të protestonte, ata po vepronin brenda ligjit.

 

“Mendimi ynë, i cili është konfirmuar nga gjykatat, është se kjo pronë i përket shtetit polak dhe është marrë nga Rusia në mënyrë të paligjshme”, tha Lukasz Jasina.

 

Shkolla do të vazhdojë të funksionojë nga një pjesë tjetër e ambasadës ruse, shtoi RIA, duke cituar ambasadorin e Rusisë në Poloni Sergei Andreev.

 

Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, Polonia ka qenë një aleat i vendosur i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.