Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës të Malësisë së Madhe deklaroi se do të ngrihet një taskforcë për të regjistruar në mënyrë të përshpejtuar pronat.

 

“Tani sipërmarrja kërkon vetëm mbështetje, dhe mbështetja më e madhe është zbatimi i ligjit “2020” që është bërë së bashku me Paulin Sterkajn posaçërisht për Malësinë e Madhe. Ka shumë baorë që nuk e pranojnë “7501”, por ndërkohë janë marrë vesh me njer-tjetrin për pronat. Nëse janë marrë vesh me njëri-tjetrin për pronën, atëeherë nuk ka më problem për tu regjistruar. Por edhe këtu duhet të shtyjmë më fort . Do të ngrejmë një taskforcë të veçantë për të regjisturar në kohë rekord pronat që janë në dosje gati, ku njerëzit janë marrë vesh me njëri-tjetrin”, tha Rama.

 

Kjo sipas tij, do të nxisë investime të tjera.