Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Peqin.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kanë lokalizuar dhe kapur Adi Meçen, banues në Peqin.
Meçja ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sipas policisë, veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.