Zjarri që ka ndodhur në Sevastopol ka pasuar me viktima. Është rritur numri i të vdekurve ku numërohen tetë të vdekur dhe dy të plagosur. Flakët shkatërruan strukturën e ndërtuesve të autostradës së re Tavrida, një lidhje që lidh Krimenë dhe Rusinë me urën Kerç.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ruse. Ministria e Situatave të Emergjencave të Federatës Ruse tha: “Zjarri u përhap në një ndërtesë banimi dykatëshe në rrugën Neftyanaya dhe ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit”