Gruaja e Kevin Costner, Christine Baumgartner, ka bërë kërkesë për divorc.

 

Sipas TMZ, stilistja bëri kërkesë për t'i dhënë fund martesës së tyre 18-vjeçare të hënën, për mospërputhje karakteresh.

 

49-vjeçarja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre: Kayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12 vjeç. Megjithatë, ajo ka kërkuar vetëm pronat, pasi ka një marrëveshje paramartesore.

 

Çifti filloi të dilte bashkë në vitin 1999, menjëherë pasi Costner u nda nga Bridget Rooney, me të cilën ka djalin Liam, 27 vjeç.

Pas një ndarje të shkurtër në 2003, Baumgartner dhe Costner u rilidhën dhe u martuan. Në maj 2007 ata mirëpritën djalin e tyre më të madh, Kaiden, dhe në shkurt 2009, djalin e tyre të dytë, Hayes. Një vit më pas, çifti mirëpriti vajzën e tyre, Grace.