Mjaftuan dy ndeshje për të ndryshuar planet e Cristiano Ronaldos. Impakti i portugezit te kampionët e Arabisë Sauditë të Al Nassr nuk ka qenë i jashtëzakonshëm siç e priste ai dhe klubi.

Skuadra u eleminua nga Superkupa ndërsa numri 7 nuk la asnjë shenjë në fushën e lojës. Në fund të ndeshjes me Al Ittihad, trajneri Rudi Garcia kritikoi sjelljen e të gjithë skuadrës duke theksuar se rasti i gabuar nga Ronaldo në fundin e pjesës së parë ishte vendimtar për fatin e takimit.  

 

Ai kritikoi më pas të gjithë lojtarët që kërkuan në vazhdimësi ta pasonin topin te portugezi edhe kur mund të gjenin zgjidhje të tjera më të mira. Trajneri francez nuk u kursye me kaq pasi theksoi se pozicionimi në fushë i Ronaldos ishte i njëjtë me atë të sulmuesit Anderson Talisca.

 

 

Të gjitha këto detaje janë tregues të momentit “jo” të luzitanit që pas Kupës së Botës dhe aventurës me Mancehster United, sportivisht vazhdon të jetë në rënie të lirë.