Një foshnjë 2 muajshe është gjetur e braktisur pasditen e së shtunës në Golem nga një qytetar. Burime për Syri Tv bëjnë me dije se foshnja ishte lënë në një cep rruge  afër disa koshave të mbeturinave. Në momentin që e ka gjetur qytetari e ka dërguar në maternitetin e Durrësit.

 

Menjëherë është shtruar dhe aktualisht burimet thonë se ndodhet e shtruar në pediatri. Më pas qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës e cila ka zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma.

 

Ndërkohë mësohet se pasi policia e ka identifikuar të renë nga Tirana  e ka shpallur në kërkim dhe vijon punën për kapjen e saj.