Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.