Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar pas arrestimit të kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Idrizi shkruan se ministrja Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

 

Më tej, Idrizi thotë se në Himarë po kandidon Beleri dhe jo shteti grek.

 

 “Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen!!! Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme greke me një kandidat për Bashkinë e Himarës që është shtetas shqiptar me kombësi greke? Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!!! Ministrja znj. Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”,-thotë Idrizi.