Gjatë ditës së sotme do të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

 

Përjashtim bëjnë vetëm zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, ku do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 26°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.