Ka nisur me problematika të shumta procesi i votimit në vend, ndërsa në disa nga pikat e votimit të njësisë numër 5 në Tiranë është pezulluar procesi.

 

Qytetarëve që janë paraqitur për të votuar në disa nga qendrat e votimit të kësaj njësie, u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit.

 

Edhe ata pak qytetarë që janë paraqitur për shkak të motit me shi, po hasin problematika të shumta në votim, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të vendit.