Deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e votuesve. Shifrat i bën me dije KQZ, ku më konkretisht deri tani kanë votuar 619193 votues.

Bëhet fjalë për 2679 qendra votimi që kanë raportuar nga 5213 në total.

 

Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00.  Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e 2021, në këtë orar aso kohe kanë votuar 41.25%.