Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi që të lexojnë librin librin e shkrimtarit kanadez Robert Elsie “Bektashinjte shqiptare”. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.
Rama e cilësoi si një libër të jashtëzakonshëm dhe një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit.
“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkroi Rama në rrjetin social X.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times” pohoi idenë e krijimit të një shteti të ri të Urdhrit Bektashi.
Kryeministri Rama tha se, qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.
”Një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët””, theksoi Rama./ata