Partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke siguruar një fitore dërrmuese. Socialistët udhëheqin në 54 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 bashki.

 

Tashmë ka nisur numërimi për këshillat bashkiakë. Edhe për këshilla bashkiakë Partia Socialiste kryeson në pjesën më të madhe të bashkive.

 

Sa i takon Bashkisë Tiranë, deri në këto momente, Partia Socialiste merr 33 anëtarë të Këshillit Bashkiak, nga 58 gjithsej kur janë numëruar 339 nga 941 kuti me votat për subjektet politike. Sipas numrit të votave, PS ka 33 vende, Bashkë Fitojmë 16, PD 4, PSD 3, PR 1 dhe LZHK 1.

 

Sa i takon Durrësit deri në këto momente, Partia Socialiste merr 29 anëtraë të Këshiilit Bashkiak , BF 13, Partia Agrare ambientaliste 4 dhe Partia Demokratike zyrtare 4 kur janë numëruar 119 QV nga nga 342 në total.

 

Në Shkodër, PS numëron deri më tani 18 mandate, “BF” 13 dhe PSD 12. PD-ja zyrtare e Alibeajt numëron 5 mandate.

 

Ndërkohë kujtojmë që në Elbasan, Vorë dhe Kamëz kanë dalë rezultatet përfundimtare për këshillat bashkiakë pasi atje numërimi ishte elektronik.

 

Në Elbasan PS-ja ka fituar 28 mandate, “BF” 12 mandate, PD-ja 7 mandate dhe nga 1 mandat PSD, PDS, Partia e Gjelbër dhe PDIU.

 

Në Vorë, PS-ja ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat FRD dhe PR.

 

Në Kamëz, PS-ja ka fituar 20 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga  2 mandate dhe ALD, PR e AA nga 1 mandat.