Ditën e djeshme, aktorja e njohur Eliona Pitarka ka marrë dhuratën më të bukur. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.

 

Bukuroshja ka mirëpritur në jetë një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar ende. Lajmin e bukur e dha vetë Eliona në rrjetet sociale, ku publikoi një  foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.

Aktorja e njohur ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, vitin e fundit ka vendosur mos të fshihet më dhe të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

 

Në 2021 ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.