Teksa ka përfunduar numërimi për kryetarët e bashkive, vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

 

Partia Socialiste deri tani duket se kryeson edhe sa i takon mandateve të këshillave. Megjithatë, në një bashki të vendit, atë të Finiqit, deri në këto momente, në krye është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Kur janë numëruar 8 kuti nga 50 që janë gjithsej, në Finiq “Bashkë Fitojmë”,  ka deri më tani 8 mandate për këshillin bashkiak, e ndjekur nga PS me 6, MEGA me 3 dhe PD e Alibeajt me 3.