Festivali i sivjetshëm i Kanës nuk mund të kishte nisur më emocionues. Pas premierës së produksionit në gjuhën franceze “Jeanne Du Barry” me regji të Maïwenn, pasoi një ovacion i pandalshëm shtatë-minutësh, i cili, siç zbuluan kamerat, përloti yllin Johnny Depp

 

Depp luan Louis XV, Mbretin e Francës nga viti 1715 deri në 1774, ndërsa regjisori ka marrë edhe rolin kryesor të Jeanne Du Barry, një grua e klasës punëtore e cila, sipas përshkrimit të filmit, përdor inteligjencën dhe sharmin e saj për t’u ngjitur një nga një, hapat e shoqërisë derisa ajo bëhet e preferuara e Mbretit.

Drejtori i festivalit, Thierry Fremaux, komentoi aventurën e fundit ligjore të Johnny Depp, i cili u përball me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard:

 

“Nuk di për imazhin e Johnny Depp në SHBA. Të them të drejtën, në jetën time ndjek një rregull, lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes e të veprimit, brenda kornizës ligjore. Nëse Johnny Depp do të ishte ndaluar të luante në filma ose nëse vetë filmi do të ishte ndaluar, ne nuk do të ishim këtu duke folur për këtë. Unë jam personi i fundit që mund të flas për gjyqin. Nëse ka një person në botë që nuk është marrë fare me të, jam unë. Jam i interesuar për Johnny Depp si aktor”.