Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të premte në një takim të mbajtur në selinë blu, në lidhje me 50-vjetorin e revoltës së Spaçit.

 

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi revoltën e Spaçit si kulmin e guximit njerëzor. Ndërkohë që duke u ndalur tek situate aktuale në vend, Berisha tha se kryeministri Rama nuk mund të rivendosë diktaturën klasike, pork a rikthyer diktataurën e bandave.

 

“Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij.

 

 

Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave.

 

Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit.

 

Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues.

 

Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.

 

Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia.

 

Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit.

 

Sot, krahas një farse zyrtare, shikoni se si propaganda dhe mediat janë në garë, se si të fshehin këtë farsë, se si ta maskojnë atë.

 

Nuk ka tipar më të qartë të një regjimi diktatorial të bandave se kjo që ndodh.

 

Është rasti që të gjejmë frymëzim, është rasti të përmbushim detyrimet tona, përndryshe pas tetë vitesh do kenë ikur edhe 1 milion tjetër shqiptarë dhe nuk do merret vesh kush mbetet.

 

Edhe njëherë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për heronjtë e Spaçit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata shqiptarë dhe familjet e tyre që kaluan në diktaturën komuniste kalvarin më të egër që Europa ka njohur ndonjëherë në regjimin, të cilin e krahasuan me të drejtë si regjimi i Hitlerit të Europës pas luftës.

 

Nderim përjetë atyre që luftuan dhe sakrifikuan”, tha Berisha.