Një 21-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës. Viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet D. M.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.