Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës janë një sërë projektligjesh të rëndësishme.

 

Kështu, Kuvendi do të shqyrtojë sot projektligjin për “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006, “Për pagat,shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.

 

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi””.

 

Për shkak të objektit të njëjtë, të tre projektligjet do të diskutohen së bashku.

 

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.

 

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe Aktin Normativ nr. 1, datë 27.4.2023 “”Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë””, të ndryshuar.

 

Në rend të ditës në seancën e sotme janë edhe 4 projektvendime “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave”.