Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK për të rishikuar tabelën përmbledhëse të rezultatave të Këshillit Bashkiak në Pukë.

 

Pas rihapjes së kutive të votimit dhe rinumërimin e disa qendrave të votimit, u konstatuan disa parregullsi, ku u gjetën vota të shtuara për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të cilat u ishin hequr partive të tjera.

 

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

 

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore si PSD, por dhe parti të tjera të vogla.

 

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit  për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.

 

Edhe pas ndryshimit të tabelës përfundimtare të rezultatteve nuk pati ndryshime në rishpërndarjen e mandateve, ku kryeson PSD me 4 këshilltarë.

 

NJOFTIMI I KAS:

 

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi:

 

Në QV 0425/00, PR nga 0 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 64 vota të vlefshme dhe PDIU nga 64 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 0 vota të vlefshme.

 

Në QV 0415/00, PD nga 3 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 3 vota, ALD nga 51 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 52 vota, PSD nga 83 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 82 vota, PD nga 3 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota.

 

Në QV 0415/01 nga 21 vota të pavlefshme në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla, PSD nga 119 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 118 vota.

 

Në QV 0422/00 nuk ka ndryshime.

 

Në QV 0430/00, PSD nga 15 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 14 vota, PD nga 70 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 71 vota.

 

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 63 dhe nr. 70, si edhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit (TPR) për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.