Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin ditën e sotme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e lënë në “arrest shtëpie”. Tahiri ishte dënuar më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata nëpërmjet njohjes së kohës së paraburgimit.

 

 

Ish-ministri ka qëndruar rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës.

 

 

Ish-ministri është liruar me kusht pasi gjatë përballjes me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.

 

 

 

Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.