Policia Rrugore vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor edhe gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente.

 

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

 

Si rrjedhojë, janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 gjoba: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.

 

9 lejet e drejtimit janë pezulluar me afat 3 -12 muaj, ndërsa gjobat kanë variuar nga 5 000 – 30 000 lekë të rinj, sipas numrit të shkeljeve të kryera nga drejtuesi i automjetit.

 

Monitorimi me mjetet inteligjente vijon edhe në akset e tjera rrugore të vendit.