Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrollove në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar një automjet (furgon) që nuk plotësonte kriteret teknike për të qarkulluar, i cili ishte publikuar edhe në një postim në rrjetet sociale të emisionit investigativ “Stop”. 

 

Në vijim të veprimeve, u bë bllokimi i automjetit, pasi drejtuesi i tij qarkullonte me këtë automjet edhe pse i ishte tërhequr leja e drejtimit, disa ditë më parë.   

 

Theksojmë se më datë 29.05.2023, drejtuesit të këtij automjeti i ishte vendosur masa administrative 20 000 lekë, si dhe i ishte tërhequr leja e drejtimit.   

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.