Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të caktuar ekspert ndërkombëtar për ekspertimin e pajisjeve elektronike që u përdorën në Bashkinë e Kamzës, ku u votua elektronikisht.

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  kërkoi kundërshtimin e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë Kamëz.

 

“BF” kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike, pasi sipas tyre votimi elektronik në Kamëz ishte i manipuluar përmes sistemit elektronik dhe fituesi ishte paracaktuar.

 

Por KAS refuzoi që ekspertiza të bëhet nga ekspertë të huaj.