Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, i bëri thirrje Kosovës që të shpallen menjëherë zgjedhjet në Veri.

 

Po ashtu ai theksoi se policia duhet të tërhiqet menjëherë nga Veriu, pasi sipas Ramës ajo që mund të ndodhë mund të jetë e rëndë.

 

“Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë. Duhet të tërhiqet policia menjëherë. Nuk ka pse rri kot në godina bosh. Është e vështirë të mendosh Kosovën pa ndërkombëtarët. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë.  Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryeze kushedi sa kur do të kthehet në tryezë.  Jemi në ato momente që minuti bën vitin,  ora bën dekadën dita bën shekullin”- tha Rama.