Shkolla ‘Ismail Qemali’ është grabitur gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shkollë gjatë natës dhe burime bëjnë me dije se hajdutët kanë arritur të vjedhin vetëm një laptop.
Mësohet se hajdutët kanë tentuar të futen edhe në sallën e kodimit, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.
Policia ka shkuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ për të bërë të mundur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.