Pas shumë ditësh në tension ka përfunduar protesta në Zveçan.

 

Të punësuarit në komunë, pjesë e protestës, kanë nënshkruar në listën e evidencës për përfundimin e orarit të punës dhe janë shpërndarë të qetë.

 

Një numër i vogël i qytetarëve, prej të cilëve edhe nga komuna të tjera, ka vazhduar të qëndrojë nëpër tenda.

 

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël dhe pa armë, vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës.

 

Ndërkohë kujtojmë që situata në komunat veriore është tensionuar që nga data 26 maj, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës.

 

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

 

Kjo situatë solli reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët, ku shumica prej tyre dënon dhunën e ushtruar në këto protesta