Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër. Policia e qytetit në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

 

 

 

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

 

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.