Janë zbardhur marrëveshjet që do të firmosen ditën e nesërme mes mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

 

Mbledhja do të zhvillohet në Gjakovë.

 

Marrëveshjet

 

1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

 

2 – Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

 

3 – Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore

 

4 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

 

5 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

 

6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””

 

7 – Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

 

8 – Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

 

9 – Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

 

10 – Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

 

11 – Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

 

12 – Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

 

13 – Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

 

14 – Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.