Një velerierë e braktisur, 55 milje përballë Sicilisë është zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga një peshkarexhë.
Dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë përdorur për trafik klandestinësh dhe më pas është braktisur.
Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, ndërkohë që nga verifikimet brenda saj janë gjetur bidonë uji dhe ambalazhe të ndryshme, çka shton dyshimet se në mjetin lundrues mund të ketë pasur klandestinë. Veliera, u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës.
Lidhur me këtë velierë që u gjet në det të hapur janë duke vijuar verifikimet.