Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brescias, ku një punëtor 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. 

 

Lajmi është dhënë nga shërbimi i urgjencës. Mediat italiane raportojnë se ky rast i rëndë ka ndodhur dje, pak pas orës 16:30.

Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në via Padana Superiore, jo shumë larg një koncesionari të njohur. 

 

Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia. 

 

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. 

 

Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.