Avokati serb, Çedomir Stojkoviq teksa komentoi situatën në Kosovë theksoi se presidenti serb është bërë politikan në kohën e luftën dhe sipas tij ai mendon vetëm në mënyrën e luftës, konfliktit e urrejtjes.

 

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se Vuçiç po përdor politikisht minoritetin serb në Kosovë, ndërsa tregoi dhe frikën e tij më të madhe.

 

“Aleksandër Vuçiç, u bë një politikan në vitet ’90, me luftën në mendjen e tij. Ai nuk ka aftësi për të menduar në mënyrë tjetër sesa në mënyrën e luftës, të konflikti të urrejtjes dhe gjithçkaje tjetër. Ka vetëm një mënyrë për t’u kujdesur për interesat e serbëve në Kosovë, dhe kjo është duke u fut Kosova në OKB, duke u fut Kosova në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në organizatat ndërkombëtare. Duke futur Kosovën në të gjithë organizatën ndërkombëtare, çdo lloj mbrojtje për minoritetet serbe do të jetë aty për ta. Tani në Serbi, minoriteti shqiptar në jug të Serbisë mund të përdor organizatat ndërkombëtare nëse të drejtat e tyre vihen në rrezik. Unë mendoj se Vuçiç e përdor minoritetin serb në Kosovë politikisht”- tha ai.