Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat tha se dilema e Partisë Demokratike tashmë është nëse do të qëndrojë sipas vlerave, apo do t’i nënshtrohet sulmit e presionit.

 

‘Ka ndodhur që nga gjithë Këshilli kombëtar, si nga të gjithë strukturat e tjerë një pjesë kanë zgjedhur që të mos militojnë më me PD-në dhe kanë gjetur një strofull tjetër te LSI. 329 emra të Këshillit Kombëtar janë ata që përbëjnë Këshilli Kombëtar. Çdo deputet përfshirë edhe unë jemi shpirtra të lirë. Një sfidë e madhe karakteriale por edhe politike e kemi pasur përballë. Do qëndrojmë te PD sipas vlerave që ajo duhet të mbartë, apo i nënshtrohemi sulmit dhe presionit aspak proporcional dhe në interes publik. Çdo anëtar partie ka lirinë e vet të zgjedhë. Do të rindërtojmë një parti rreth vlerave apo rreth ca interesave të vogla. Ne kemi një detyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Janë krijuar grupet e punës në secilën prej degëve, bazuar në statut. PD nuk do të duhet të jetë më e njerëzve që e braktisin.’- tha Alibeaj.

I pyetur përse nuk kandidoi përballë Bashës, Alibeaj tha se e ka kryer me sukses sfidën e tij.

 

“Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet."- tha Alibeaj.