Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12 vjeçare nga qyteti i Përmetit.

 

Nga informacionet e para mësohe se mes djalit të identifikuar me inicialet B.L. dhe vajzës ka pasur raport intim.

 

Mësohet se vajza jetonte me gjyshen ndërsa prindërit i kishte në Greqi. I ati është kthyer në Përmet kur vajza është ankuar se nuk dihej mirë nga ana shëndetësore.

 

Pas vizitës në spitalin e Përmetit ka rezultuar se ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vajza ka treguar emrin e djalit i cili më pas është arrestuar.