Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka dalë në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

 

Gjatë fjalës së tij Borrell falënderoi Ramën për përpjekjet e tij për sa i përket qetësimit të situatës në veri të Kosovës.

 

Borrell theksoi se duhet ç’tensionim i situatës dhe zgjedhje të menjëhershme në Veri.

 

“Kam parë suportin e qeverisë shqiptare dhe njerëzve të Shqipërise dhe gjatë kësaj kohe kemi pasur një dialog transparent dhe të rëndësishëm dhe dihet sa e rëndësishme është Evropa për këtë vend. Shqipëria do të ecë 100% në BE, shoh Shqipërinë një komunitet vlerash dhe të sigurt. Ju gjithmonë mund të vini në BE për të marrë gjithë suportin që ju duhet dhe gjithashtu i gjithë Ballkani Perëndimor ka nevojë të ketë një siguri dhe të vazhdojë më tej në këtë drejtim.

 

Ne kemi diskutuar për lehtësirat në dialogun Prishtinë-Beograd dhe faleminderit kryeministër për angazhimin dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për situatën. Të gjitha palët në Kosovë dhe Serbi duhet të deeskalojnë këtë situatë dhe BE ka bërë propozimin të cilin ata duhet ta pranojnë. Duhet të ketë një zgjidhje të situatës, të dyja palët të jenë dakord. Situata kërkon një ndërhyrje të menjëhershme, faleminderit Edi që je këtu dhe gjtihë mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Borrell.