Një këmbësor mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Maliqit.

 

I plagosuri, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet, ndodhet në mes të rrugës ndërsa dy persona i vijnë në ndihmë në pritje të ambulancës. Edhe automjeti që përplasi këmbësorin ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.