Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka gënjyer kur tha se djali i tij u ndalua tri herë nga Policia e Kosovës.

 

 

 

Sveçla tha se ai është ndaluar vetëm njëherë, kur i është kërkuar që ta largojë bluzën në të cilën sipas Sveçlës kishe shkrime provokative.

 

“Gjithë e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Ai nuk është ndal tri herë por vetëm njëherë në dalje të komunës së Prishtinës në drejtim të Serbisë”, tha ai.

 

Për sa i përket hyrjes së tij në Kosovë, ministri tha se djali i Vuçiçit ka hyrë në Kosovë si qytetarë i rëndomtë.

 

“Sa i përket djalit të Aleksandër Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si një qytetarë i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit por edhe sipas praktikave të deritanishme për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta,. Ai pastaj u shfaq në Graqanicë me atë bluzë provokative. PK-ja sipas informatave që mi kanë dhënë kanë marrë vendim që t’i ndalin veturat që janë sjellë në mënyrë të dyshimtë. Atij i është kërkuar dhe është realizuar heqja e bluzës me mesazh provokativ për shumicën e qytetareve të Kosovës dhe me kaq e gjitha ka përfunduar dhe ata janë larguar për Serbi”, tha ai.